Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEkspertja ligjore: Mungesa e drejtësisë mund të ketë ndikim negativ mbi shëndetin...

Ekspertja ligjore: Mungesa e drejtësisë mund të ketë ndikim negativ mbi shëndetin mendor të viktimave

Të ngjajshme

 Ekspertja ligjore, Chatherine Nicola-Black, e cila është e ftuar si dëshmitare e mbrojtjes së viktimave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, tregoi se në bazë të përvojës së saj si psikiatre, mungesa e drejtësisë dhe mbështetja sociale e institucionale mund të ketë ndikim negativ mbi shëndetin mendor të viktimave.

“Nga përvoja klinike do thoja që njëra prej mënyrave se si mungesa e drejtësisë ose mbështetja sociale ose institucionale mund të ketë ndikim negativ mbi përkeqësimin e shëndetit mendor është përmes asaj që ne e quajmë zhvlerësim ose mosvalidim i asaj se çfarë ka kaluar viktima. Pra, nëse një person nuk njeh përvojat ose pjesën personale të dikujt, kjo mund të ketë një ndikim negativ mbi shërimin nga trauma ose në të njëjtën mënyrë se si mungesa e drejtësisë mund të ketë ndikim mbi tema të shëndetit mendor”, tha Black.

Black pohoi se vetë rrëfimi i dikujt se çfarë ka kaluar është një veprim terapeutik.

Kurse, Karin Duhne-Prinsen pohoi se sipas studimeve, mbajtja në ndalim është njëra prej përvojave njerëzore më sfiduese. Ndërsa, Black tha se kjo përputhet edhe më përvojën e saj klinike.

“Kjo përputhet me përvojën time klinike. Personat me të cilët kam punuar, të cilët kanë pësuar torturë gjatë kohës që janë mbajtur të ndaluar janë në mesin e atyre që kanë simptoma të rënda dhe të zgjatura”, tha Black.

Ajo tha se pasoja e shkaktuar nga një person ndaj një personi tjetër ka efekt më të thellë se ndonjë përvojë traumatike e shkaktuar prej ndonjë katastrofe natyrore. Këtë e konfirmoi edhe Duhne-Prinsen.

“Një prej elementeve që e bën traumatizues këtë përvojë në mënyrë unike është humbja e plotë e kontrollit dhe varësia e tërësishme e stafit të burgut ose personave që të mbajnë në ndalim. Kjo do të thotë që jo vetëm situata që gjendet personi është traumatizuese por edhe se personeli i burgut kontrollon aftësinë ose jo aftësinë që ka personi i ndaluar për të përdorur mekanizma mbrojtës”, tha Black.

Duke iu referuar raportit të përpiluar nga vetë ajo dhe Duhne-Prinsen, Black tha se pasojat më të përhapura psikologjike që rezultojnë nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor  janë; kujtime që rishfaqen në mënyrë të padëshiruara të ngjarjeve traumatike, shmangia/largim nga kujtimet apo shmangie të rrethanave që mund të zgjojë përsëri këto kujtime, një gjendje agjitimi e lartë duke përfshirë probleme me gjumin, zemërim i shpejtë, vështirësia për të pranuar emocione pozitive, frikë, etj./BetimiPërDrejtësi

- Advertisement -

Të Fundit