back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeQytetarët i përgjërohen Vjosa Osmanit “Pash gjirin e nënës mos u ndaj...

Qytetarët i përgjërohen Vjosa Osmanit “Pash gjirin e nënës mos u ndaj nga Albini”

Të ngjajshme

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me dy kriza, përveç koronavirusit tashmë Kosova ka hyrë edhe në krizën politike, duke rritur kështu edhe më shumë shqetësimin e qytetarëve në këtë kohë.

KY shqetësim i tyre vërehet edhe në komentet që bëjnë për politikanët në rrjetet sociale i cili mbetet menyra më e mirë e komunikimit në këë kohë izolimi.

Në një shkrim të kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, ku dënoi tëntim-sulmin ndaj gazetarit Berat Bushala, shumë qytetarë i kanë komentuar Osmanit që mos të largohet nga Albin Kurti, lutjet e tyre kanë shkuar deri në përgjërime për kryepalramentaren, shkruan Magazina.al

“Zonja Vjosa me respektim më të madh me zemër e me shpirt po të bëjmë lutje e përgjerime, mos na ler në dorën e PAN-it. Mos ju ndaj kryeministrit Albinit”, ka shkruar një prej komentuesve, I cili ka marrë qindra pëlqime si tregues që edhe të tjerër kanë mbështetur kërkesën e tij.

Ndërsa lutja e një qytetari tjetër ka shkuar edhe më larg, duke ju betuar Osmanit në dy vajzat e saj.

“Vjosa, pash gjirin e nënës që e ke pi, pash ato dy vajza që I ke si yla mos na lë në dorë të PAN-it”, ka shkruar një tjetër komentues, transmeton Magazina.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz