Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit
dp

Lexo edhePërshkallëzohet protesta para Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë

Sipas raportojnë gazetaret e Top Channel në terren, Anila Hoxha dhe Dorjana Bezat, kjo lëvizje synon menaxhimin e turmës, e cila afrohej nga të dyja anët e rrugës.
Ndërkohë, dera kryesore e Ministrisë është fortifikuar me një mbulesë metalike, ndërsa dritaret e katit të parë janë përforcuar me mbrojtëse hekuri.
Në zonën ku dje qëndronin efektivët e Policisë janë konstatuar edhe fishekë plastikë, përfshirë disa të paplasur, të cilët, sipas raportimit nga terreni, janë mjete të përdorura gjatë përplasjeve të djeshme.

Lexo edhePërshkallëzohet protesta para Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë
Ndërkohë, në krye të Rrugës së Durrësit dhe në dy rrugicat që lidhen me të janë vendosur grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.