Ministria e Shëndetësisë: Tre persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar
dp

Lexo edheNesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite formimi i komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së

Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias.
Gjendja shëndetësore e të treve paraqitet e qëndrueshme. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.
Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Lexo edheNesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite formimi i komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së