Ekskluzive: Një kosovar vdes në një burg të Malit të Zi
dp

Lexo edheTë shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person – rasti hetohet si vrasje në tentativë

Një rast i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku një shtetas i Republikës së Kosovës ka ndërruar jetë.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima Z. Sh., nga Gjilani, ndërroi jetë gjatë qëndrimit në masën e paraburgimit në shtetin malazez.
IndeksOnline raporton se shkaqet e vdekjes ende nuk janë konstatuar, teksa viktima, në të 40-tat, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë.
Burimet e IndeksOnline brenda institucioneve diplomatike të Republikës së Kosovës pohojnë se trupi i pajetë i viktimës pritet të tërhiqet nga familjarët e tij, në ditët në vazhdim.

Lexo edheTë shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, plagoset një person – rasti hetohet si vrasje në tentativë
Autoritetet malazeze kanë kryer obduksionin e trupit, teksa rezultatet mbi shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.
Kontaktet e afërta me familjen, në një deklarim për IndeksOnline, pretendojnë se vdekja e viktimës është shkaktuar qëllimisht.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./IndeksOnline/