BallinaLajmeEKSKLUZIVE: Këto janë femrat serbe që lobuan në Interpol kundër anëtarësimit të...

EKSKLUZIVE: Këto janë femrat serbe që lobuan në Interpol kundër anëtarësimit të Kosovës (VIDEO)

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Për më shumë se katër orë, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme, ditën e mërkurë.

Në këtë raportim, kreu i diplomacisë kosovare është përgjigjur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe lajmet se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre.

Me këtë rast ai ka konfirmuar se Kosova do të aplikojë edhe në vitin 2019 për t’u bërë anëtare e Interpolit.

Pacolli ka folur edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku ka thënë se Kosova ka bërë një punë të madhe, por sipas tij lobimi që ka bërë Serbia ka ndikuar te disa shtete. Ai ka marrë edhe një shembull se si shteti serb ka ndikuar te shtetet për mos anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të sigurisë.

Sipas tij, Serbia angazhdoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në Interpol.

E për këtë, Ballkani.info ka siguruar video ekskluzive ku femrat serbe në ditën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai, shihen duke u “shëtitur” nëpër sallë.

Serbet mbajnë në duar një listë, ndërsa gjatë gjithë kohës shikojnë se të kush duhet të shkojnë.

Ato i përcjellin në mënyrë konstante pjesëmarrësit e Asamblesë, duke u afruar herë të njëri e herë të tjetri.

Kjo është dëshmia më e qartë se si Serbia zhvilloi lobimin në Interpol për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës.

Të kujtojmë se Serbia për lobim kundër Kosovës i ka investuar deri më tash plot 32 milionë euro. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz