Ja çfarë duhet të dinë mërgimtarët kosovarë që udhëtojnë nga Gjermania dhe Austria përmes Serbisë
BILLI
Lexo edheUshtria e Kosovës me super armatim nga Amerika, do të arrijnë 250 autoblinda (VIDEO)
Në prag të festave të fundvitit, në Gjermani dhe Austri kanë filluar tollovitë e mëdha në komunikacion.
Në kalimin kufitar në Horgosh, në hyrje në Serbi nga Hungaria tollovitë kanë filluar të enjten në mbrëmje, kurse sonte pritet valë e re.
Kjo është pika kryesore kufitare të cilën e përdorin kosovarët për të ardhur në atdhe.
Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë kufi, shkruan Ballkani.info.
Në autostradën nga Munihu drejt Vjenës, përmes tërë Austrisë janë kolona të gjatë, raporton tanjug.

Lexo edheUshtria e Kosovës me super armatim nga Amerika, do të arrijnë 250 autoblinda (VIDEO)
Kolona ka edhe nga Vjena në drejtim të Budapestit, kështu që ndërmjet dy qyteteve udhëtimi zgjatë më shumë se pesë orë.
Në Gjermani dhe Austri ka filluar pushimi dimëror, gjë që i ka krijuar edhe tollovitë e mëdha në komunikacion.
Sipas të dhënave më të fundit nga policia kufitare serbe, në terminalet e udhëtarëve aktualisht pritjet janë mbi 30 minuta.
Zyrtari doganor në Horgosh, Valdimir Shunjka ka thënë për rts si çdo vit në këtë kohë të festave të fundvitit rritet dukshëm numri i udhëtarëve, mirëpo sipas tij, ata janë të përgatitur për këtë gjë. /Ballkani.info/
