Egjipti merr lajmin e madh
03

Lexo edheKryetari i KF “Kosova” ne Gjeneve kercnohet me vdekje!.. Ambasada dhe konsulata kosovare ne Zvicër heshtin

Gjithë vëmendja e dashamirëve të Egjiptit është përqendruar te futbollisti i tyre më i mirë Mohamed Salah, për të cilin nuk dihej nëse do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Megjithatë, kjo dilemë tashmë ka marrë fund. “Mund të garantoj 100 për qind që Salah do të jetë gati për ndeshjen e parë”, konfirmoi përzgjedhësi i Egjiptit, Hector Cuper.
Sulmuesi egjiptian ka lënë pas problemin me krah, të cilin ia lëndoi Sergio Ramos në finalen e Ligës së Kampionëve. Egjipti ndeshjen e parë në Botëror e zhvillon nesër prej orës 14:00 kundër Uruguait, ndërsa në Grupin A gjenden edhe Rusia dhe Arabia Saudite.

Lexo edheKryetari i KF “Kosova” ne Gjeneve kercnohet me vdekje!.. Ambasada dhe konsulata kosovare ne Zvicër heshtin