back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeEdona Geci nga Skenderaj vajza e parë në përfaqësuesen e femrave U16...

Edona Geci nga Skenderaj vajza e parë në përfaqësuesen e femrave U16 (FOTO)

Të ngjajshme

Përfaqësuesja e femrave U16 është nisur në Irlanden e Veriut ku do të marrë pjesë në Turneun Zhvillimor U16, që organizohet nën përkujdesjen e UEFA-s, e që ka si qëllim të ndihmojë ekipet kombëtare në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj grupmoshe.

Përveç Kosovës, në këtë turne marrin pjesë Irlanda Veriore, Luksemburgu dhe Ishujt Faroe.

Në Kombëtaren e Kosovës, është edhe lojtarja shumë e talentuar e cila shihet si shpresa e Kosovës në futbollin e femrave, Edona Geci nga Skenderaj.

Edona, e vetmja lojtare nga Drenica në këtë ekip, bashkë me 19 lojtaret tjera do të kërkojnë fitoren për Kosovën në këtë turne.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë sonte në orën 20:00 kundër Irlandër Veriore, më 13 prill në orën 16:00 do të luajë me Ishujt Faroe, derisa më 15 prill, në orën 12:00, do të ballafaqohet me Luksemburgun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz