back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeEdita Tahiri takoi shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Edita Tahiri takoi shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Të ngjajshme

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Ministrja për Dialog Edita Tahiri priti në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis institucioneve të Kosovës me EULEX-in, me theks të veçantë për rolin e EULEX-it për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ministrja Tahiri e njoftoi për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë në avancimin e gjithanshëm të reformave, duke shprehur përkushtimin për fushat e sundimit të ligjit dhe drejtësisë në dobi të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit, ndërkaq çmoi bashkëpunimin me EULEX-in në këtë drejtim.

Ministrja Tahiri dhe shefja e EULEX-it biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e proceseve integruese evropiane. Ministrja Tahiri falënderoi EULEX-in për kontributin që po jep për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë këtyre viteve.

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, vlerësoi progresin në Kosovë, duke thënë se, që nga koha kur ajo ka qenë në Kosova ka bërë përparime shumë të rëndësishme dhe të dukshme. Ajo ka shprehur përkrahjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që lidhen me mandatin e EULEX-it, duke u përkushtuar në konsolidimin e mëtejmë të sundimit të së drejtës në Kosovë.

Shefja e Misionit e tha se EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në përballimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori të pavarur.

Në takim morën pjese Zyrtarja  ndërlidhëse  me shefen e Misionit, Elaine A.Paplos dhe Katia Domenik  gjyqtarë në EULEX  dhe Arjeta Rexhaj këshilltare politike nga kabineti i Ministres. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz