SC Gjilani ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 në derbin e javës kundër FC Prishtina, duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme në Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 37-të. Edi Basa realizoi një gol të bukur nga distanca pas një depërtimi individual, duke vendosur rezultatin 1-0 që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë pati raste nga të dyja anët, por rrjetat mbetën të paprekura dhe Gjilani administroi epërsinë deri në fund.
Me këtë fitore, Gjilani mbetet në vendin e gjashtë me 30 pikë, ndërsa Prishtina bie në pozitën e tretë me 36 pikë. /GazetaExpress