Edhe Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, shkruan Lladrovci.
Ai në Facebook ka shkruar se “Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”.
“Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”, përfundon ai.

Lexo edheLabi jep një lajm të mirë për Ledionin nga Drenasi (FOTO)
Kujtojmë se dje, ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli.
Ai ka njoftuar se në Hagë do të udhëtojë më 4 dhjetor.














