Labi jep një lajm të mirë për Ledionin nga Drenasi (FOTO)

Ledion Fana, 7-vjeçari nga komuna e Drenasit vuan nga një sëmundje e rëndë “Iga linear dematosis”, e cila nuk ka shërim në Kosovë.
Pas publikimit të rastit nga mediat, voglushin e ka vizituar edhe këngëtari e humanisti, Labinot Tahiri, i cili ka nisur një aksion për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e 7-vjeçarit, transmeton DrenicaPress
Labi ka nisur punën për mbledhjen e shumës së parave që duhen për shërimin e Ledionit. Labi në një postim në Facebook ka treguar të rejat e fundit për shërimin e Ledionit, ku një spitali në Gjermani ka pranuar dosjen e vogëlushit nga Drenasi.
Ky është postimi i Labinot Tahirit:
Njoftim dhe lajme të mira pêr Ledionin!
Tê dashur qytetarë për faktin se ka njerëz që duan ta mjegullojnë fatin e Ledionit vetem pêr shkakun se e kemi në duart e Zotit dhe tonat ne nuk do ndalemi për t’i dalë në ndihmë…!
Vazhdoni të dërgoni paratë në ‘FONDACIONIN LABINOT TAHIRI’

Lexo edheKoordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport viziton Komunën e Drenasit
Për Ledionin, ka lajme të mira dhe ne me Zotin para po mundohemi t’a transferojmë në Gjermani, sepse dosien e tij e ka pranuar një Spital Univerzitar në WURSBURG të Gjermanisê!
Unë publikisht e falenderoj mikun tonë në Prag të Çekisë, Z . ALBERT KUQI nga Suhareka dhe shokun e tij, të cilët janë duke bêrë ç’mos atje në mërgim për ta shêruar LEDIONIN.
Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!














