Ramiz Lladrovci iu është bashkuar shumë figurave që po kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi, Lladrovci u shpreh se pret lajme të mira për Limajn, duke thënë se argumenti se ai e ka sharë partinë është negativ, shkruan IndeksOnline.
Duke e krahasuar PDK-në me një qiell plot me yje, sipas Lladrovcit, një yll më shumë nuk e zbeh ndriçimin e të tjerëve.
“Pres lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së e cila nuk do ta përsëris gabimin me votim për Fatmirin.
Një nga “argumentet” negative se Fatmiri na paska sha, do parë në realisht, as na nuk e kemi kursye.
Qielli është plotë yje, një yll ma shumë, nuk ia zbeh ndriçimin yjeve që po shkëlqejnë!” shkroi ai./IndeksOnline/