Edhe Kosova mund t’i mbyllë kufijtë
03

Lexo edhePersoneli i ambulancës në Viti në karantinë, kontrolluan 80-vjeçarin e kthyer nga Italia

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusi sot u propozua që të mbyllen kufijtë e Kosovës.
Këtë e rekomandoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky pezullim të jetë i përkohshëm.
“Propozohet mbyllja e kufijve me shtetet fqinje, pezullimi i përkohshëm i linjave tokësore dhe ajrore deri në një vendin tjetër, përjashtim bëjnë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët do të hulumtohen nga Institutet mjekësore”, ka thënë Vitia.
Vitia shtoi se kjo të bëhet pavarësisht se asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.
Lexo edhePersoneli i ambulancës në Viti në karantinë, kontrolluan 80-vjeçarin e kthyer nga Italia
“Në Kosovë akoma nuk kemi raste të konfirmuar por me qëllim të parandalimit të shfaqjes së rasteve me koronavirus”, përfundoi ai.
E i pari i Qeverisë së Kosovës që është edhe kryesues i këtij Komisioni, Albin Kurti propozoi që diskutim të bëhet i mbyllur ndërsa vendimi do të bëhet publik në një konferencë për medie.