Aksioni “Mali” në Gjilan, dy të dyshuarit për 53.2 kilogramë marihuanë mbesin në paraburgim për një muaj
dp

Lexo edheNis protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Prokuroria dyshon se nga shtatori i këtij viti deri më 16 tetor, të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qëllim të përfitimit financiar nga trafikimi i narkotikëve.
Sipas hetimeve, B. A. dyshohet se siguronte substancën narkotike, ndërsa S. H. merrej me transportimin e saj.
“Me datë 16 tetor, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A., në veturën e tij gjenden 10 […] me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit ‘marihuanë’, në peshë prej 53.2 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës transmeton Klankosova.tv.

Lexo edheNis protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë
Të dyshuarit ngarkohen me dy vepra penale: organizim, drejtim apo financim të trafikimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.
Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.