Edhe 31 persona të shëruar nga koronavirusi
BILLI

Lexo edheNga këto komuna janë personat e infektuar me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka njoftuar se sot kanë rezultuar 31 persona se janë shëruar nga koronavirusi.
“Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse”, ka thënë Vitia.
Vitia ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm edhe më tutje.
Lexo edheNga këto komuna janë personat e infektuar me koronavirus
“Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka thënë ai.