back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNga këto komuna janë personat e infektuar me koronavirus

Nga këto komuna janë personat e infektuar me koronavirus

Të ngjajshme

Dështoi marrëveshja me Mancinin, Nottinghami gati të emërojë trajnerin e njohur

Skuadra angleze, Nottingham Forest po kërkon një trajner të...

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohet një shtetas i huaj

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të...

Mbahet seanca e radhës në rastin e Banjskës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet...

Pas tri ditësh kërkimi, nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

Një nënë 37 vjeçare ka raportuar të zhdukur vajzën...

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, rastet kanë ndodhur në Kamenicë, Viti, Shtime dhe në Rahovec.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë:

Sot më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.955 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë (790) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.110.702 raste të COVID-19 dhe 215.231 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz