E vrasin ariun e këlyshët, nuk e kanë ditur se janë nën vëzhgim dhe u arrin dënimi
BILLI

Lexo edheFormacionet zyrtare: Cardiff-Chelsea

Andrew Renner (41) dhe i biri i tij Owen (18) nga Alaska kanë vrarë ariun dhe këlyshët e tij, deri sa po flinin në gjumë dimëror në shpellë, por nuk e kanë ditur se kamera po i xhironte në këto aktivitete ilegale, transmeton Gazeta Metro.
Ata i janë afruar shpellës dhe kanë qëlluar. Arinjtë e vegjël kanë uluritur duke e parë të ëmën, por ata kanë qëlluar përsëri.
“Kurrë s’do të mund ta vënë në lidhje me ne këtë”, ka thënë Oëen, duke e ditur se kjo që po bëjnë është e ndaluar.
Në fund janë fotografuar me ‘prenë’, pastaj ariun e kanë coptuar për t’ia marrë mishin e lëkurën dhe i kanë vënë në çantat e gjuetarëve.

Lexo edheFormacionet zyrtare: Cardiff-Chelsea
Dy ditë më vonë janë kthyer për t’i mbledhur gëzhojat dhe trupat e arushëve, ndërsa pushtetit i kanë thënë se nuk kanë parë kurrëfarë arinj të vegjël.
Babai është dënuar me 5 muaj burgim dhe duhet të paguajë 20.000 dollarë.