E rrahu gruan midis Prishtine në prani të fëmijës që qante, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë tri orë pasi që Insajderi ka raportuar se një burrë ka rrahur fizikisht gruan e tij në Prishtinë.
Në një përgjigje për Insajderin policia ka treguar se gruaja me iniciale Sh.A ka raportuar në polici se është rrahur nga burri i saj me iniciale B.B. E gjitha ngjarja sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Rasti te cilit ju i referoheni, është raportuar më datën 28.06.2018 në ora 00:30, ku qytetarja Sh. A., e cila ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj B. B”.
B.B që sulmoi fizikisht gruan e tij ka qenë në kërkim nga policia gjatë ditës së sotme ku është arrestuar dhe është dërguar për intervistim në ora 15 e 20 minuta.

Lexo edheZyrtarët më të paguar të Kosovës, pagat e tyre mujore
Videon e gjeni duke klikuar: KËTU
“Policia ka iniciuar rastin dhe ka vazhduar me procedurat policore përfshirë kërkimin e te dyshuarit për intervistim, i cili sot rreth orës 15:20 min është sjell për intervistim në SP Jugu ne Prishtine. Lidhur me procedurat tjera do te ketë bashkëpunim me prokurorin kujdestar dhe do procedohet sipas udhëzimeve nga ai”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.














