E rëndë në Fier: Po udhëtonte me biçikletë, 80-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
dp

Lexo edhePa investime në kapacitete të reja, Kosova rrezikon reduktime të rrymës edhe këtë dimër

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier-Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.
Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, ku një automjet, me drejtues një 61-vjeçar me inicialet V. M., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 80-vjeçari me inicialet N. P, shkruan Euronews.al, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Lexo edhePa investime në kapacitete të reja, Kosova rrezikon reduktime të rrymës edhe këtë dimër
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.