E rëndë, dyshime se 12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi prej të moshuarit 70-vjeçar
dp

Lexo edheNgjarje e rëndë në Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura rezulton 22 javëshe shtatzënë (Detajet)

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar, person i njohur për familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
Mësohet se i moshuari, rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Lexo edheNgjarje e rëndë në Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura rezulton 22 javëshe shtatzënë (Detajet)
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
Burime bëjnë me dije se i moshuari ka abuzuar seksualisht me të miturën në banesën e tij./Panorama.al