Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu priti në një takim Patrizio Fondin.
Fondi ka shërbyer si ambasadori i Italisë në Shqipëri gjatë viteve 1986 deri 1986.
Por deri këtu gjithçka është normale.
Ajo që është interesante është fakti se ndërtesa e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë gjatë periudhës së komunizmit ka qenë shtëpia e misionit diplomatik italian dhe ambasadori Fondi ka pasur zyrën e vet aty.
“A e dinit se, gjatë periudhës së komunizmit, ndërtesa e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara iu dha me qira misionit diplomatik italian për 1 dollar në vit?
Dje, Ambasadori Lu mirëpriti sërish Patrizio Fondi-n, i cili shërbeu në Ambasadën Italiane nga 1986 deri më 1989. Ambasadori Fondi, bashkëshortja e tij Bruna Basini, dhe Ambasadori Italian Alberto Cutillo vizituan ambasadën, zyrën e vjetër të Ambasadorit Fondi, dhe ndërtesën ku familja Popa u strehua për pothuajse pesë vjet.
Ambasadori Fondi punoi fort për të mbështetur familjen Popa gjatë qëndrimit të tij në Tiranë në vitet ’80. Pavarësisht sfidave, ai e kujton atë periudhë me nostalgji. “Unë isha shumë i nderuar,” tha ai, “që isha pjesë e një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.”’, bën me dije ambasada./Gazeta Express