back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaJetëKurioziteteE pabesueshme për çka mund të përdoret pëlhura e merimangës

E pabesueshme për çka mund të përdoret pëlhura e merimangës

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Të frymëzuar nga pëlhura e merimangave, shkencëtarët kanë thënë se mund të zhvillohen aparate edhe më të mira të dëgjimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Sipas studimit të publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët kanë gjetur se tekstura delikate e pëlhurës së merimangës mund të përdoret për të zhvilluar lloje të reja të mikrofonëve.

Në të njëjtën kohë, aparatet e reja do të mund të filtrojnë edhe zhurmën në sfond, ndërsa mund të përdoren edhe në telefonë dhe aparatet e zhvilluara, të cilat tërheqin zëra në frekuenca më të ulëta.

Ekipi i udhëhequr nga profesori Ron Miles nga Departamenti i Inxhinierisë Makinerike në Universitetin Binghamton në New York ka krahasuar format e perceptimit të zërave tek njerëzit dhe insektet.

“Ne përdorim timpanin e veshit që përcakton drejtimin e zërit bazuar në presion, ndërsa shumica e insekteve dëgjojnë me qimet e tyre”, ka thënë Miles.

Miles është shprehur se në vend të presionit në ajër, insektet si mushkonjat, mizat dhe merimangat i perceptojnë lëvizjet ajrore duke përdoret qimet shumë të holla në trupin e tyre. Ai thotë se pëlhura e merimangës është aq e hollë, saqë vihet në lëvizje nga frekuenca shumë të vogla.

“Pëlhura e merimangës mund të lëvizë madje në frekuencë të ulët deri në tre hertz, të cilën veshi i njeriut nuk mund ta dëgjojë”, thekson Miles.

Për ta kthyer lëvizjen në fjalë në një funksion të dobishëm për qëllimin e tyre, shkencëtarët kanë mbuluar me ar pëlhurën dhe e kanë vendosur në fushë magnetike.

Si rezultat i eksperimentit, lëvizja e krijuar nga valët e zërit janë shndërruar në sinjal elektronik, ndërsa në këtë mënyrë është përfituar një mikrofon më sensitiv i cili percepton frekuenca më të gjera dhe më shumë drejtime të zërit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz