Kanë kaluar gati një muaj që kur punëtori i Bechtel Enkas, Përparim Sadiku, i kishte shpëtuar vdekjes në vendin e tij të punës në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Por, duke se tani ka ka kaluar gjithçka dhe Sadiku ka marrë veten dhe tani ka hyrë në një rrugë tjetër, që shihet si sfidë e madhe për të, ai ka zgjedhur që të bëhet aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që udhëhiqet nga lideri i saj, Albin Kurti.
Punëtori i Bechtel Enkas kishte mbetur i varur dy orë në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, por sot ai ka befasuar të gjithë kur ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, se nga sot është aktivist i partisë së Albin Kurtit.
“Në anën e majtë Përparimi është duke e parë vdekjen e tij me sy; ndërsa në anën e djathtë, sot, gjatë anëtarësimit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Askush më mirë se Përparimi nuk i di nevojat e punëtorve, prandaj aktivizimi i tij për ne do të thotë përveç përvojë e guxim edhe dije praktike”, ka shkruar Beqiri.
Kujtojmë se Sadiku pas këtij rasti kishte thënë se momenti kur kishte mbetur i varur në vinç, ka qenë i tmerrshëm, njofton gazetametro.net.
“Kam qenë mbi një trarë nga betoni i cili peshonte 130 tonë, e kam parë vdekjen me sy, kam kërkuar ndihmë, me pa mundësi për të më ndihmuar dhe nuk kam besuar që jam gjallë deri vonë”, kishte rrëfyer Sadiku.

