back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportE konfirmon trajneri i PSG-së: Neymari mund të luajë nesër

E konfirmon trajneri i PSG-së: Neymari mund të luajë nesër

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Neymari mund ta bëjë paraqitjen e parë për Paris Saint-Germainin në këtë sezon të ri të dielën, në ndeshjen kundër Toulouse. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje.

Braziliani e ka bërë të qartë se ai dëshiron të largohet nga Parc des Princes gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ish-klubi i tij Barcelona dhe Real Madridi kanë shprehur interesim për ta sjellë atë edhe një herë në Spanjë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër negociatave me të dyja klubet, asnjë marrëveshje nuk është arritur ende. Kjo ka bërë që Neymari të mbetet  në huti me vetëm dhjetë ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, më 2 shtator.

Për shkak të dyshimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij, sulmuesi brazilian ka munguar në të dyja ndeshjet hapëse të PSG-së në sezonin e ri të Ligue 1. Por, Tuchel e ka pranuar se nëse situata e Neymarit vendoset në 24 orët e ardhshme, ai mund të luajë të dielën.

“Neymari mund të luajë nëse situata mes tij dhe klubit qartësohet nesër. Ai është gati të luajë, por sot situata nuk është e qartë, ndoshta do të jetë nesër”, është shprehur Tuchel në konferencën për shtyp.

Sipas prestigjiozes franceze, L’Equipe, tensionet mes PSG-së dhe Neymarit janë lehtësuar paksa dhe burime nga brenda klubit thonë se “nuk ka më luftë mes dy palëve”. /Gazeta Expres/

Të Fundit

Sport

ShowBiz