E konfirmon Policia: Dy të arrestuar në Mitrovicë të Veriut pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”
dp

Lexo edheVV i nis akuzat ndaj amerikanëve, deputetja e tyre: E nderuara zonja Prattipati, s’është mirë që i vizituat gjyqtarët e Kushtetueses

Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot rreth orës 16:00 në sheshin ‘Car Lazar’ ka pasur aktivitet kulturor, Festival i Jazit. Pas përfundimit të performancës, rreth orës 18:00 dhe fillimit të mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit, ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike,” ka deklaruar Elshani.
Sipas tij, dy persona janë ndaluar si të dyshuar dhe janë dërguar për intervistim.

Lexo edheVV i nis akuzat ndaj amerikanëve, deputetja e tyre: E nderuara zonja Prattipati, s’është mirë që i vizituat gjyqtarët e Kushtetueses
“Pas intervistimeve dhe konsultimit me prokurorin do të vendoset se si të lëvizim tutje,” shtoi ai.
Pavarësisht incidentit, Elshani theksoi se “situata në Mitrovicë të Veriut është e qetë”./Lajmi.net/