VV i nis akuzat ndaj amerikanëve, deputetja e tyre: E nderuara zonja Prattipati, s’është mirë që i vizituat gjyqtarët e Kushtetueses
dp

Lexo edheArrestohen dy persona për prishje të rendit në Mitrovicën e Veriut

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur akuzat edhe ndaj amerikanëve.
Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka lënë të kuptohet se ky vendim mund të jetë ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke e përmendur ambasadoren amerikane në Kosovë, Annu Prattipati.
“E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin,” ka shkruar Kryeziu-Hyseni në një postim në Facebook.
Theksojmë se Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Lexo edheArrestohen dy persona për prishje të rendit në Mitrovicën e Veriut
Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.
Ajo gjithashtu ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëparshëm të saj.