Tashmë ka përfunduar gjithçka. Lapidar LLadrovci po rikthehet te skuadra e tij e zemrës, Feronikeli.
Ish-kapiteni i këtij ekipi pas një aventure që pati në Kukës e Trepça ’89, po rikthehet në gjenet e tij te skuadra nga Drenasi.
Në një prononcim të shkurtër për Korneri.net, Lladrovci ka treguar arsyen pse ka vendosur të rikthehet te skuadra me të cilën është shpallur kampion i Kosovës.
“Po rikthehem te Feronikeli me të vetmin qëllim, t’i ndihmoj skuadrës të rikthejë titullin përsëri dhe ta dërgoj në kupat e evropës”, deklaroi Lladrovci.
Ju kujtojmë që Lapidari është njeri i trofeve pasi këtë e arriti me Feronikelin, Kukësin e Trepçën ’89.
