BallinaSportE jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Të ngjajshme

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me prejardhje nga Kosova, Erblin Osmani ka debutuar me fanellën e ekipit të parë në Bundesliga.

Osmani është zakonisht pjesë e grupmoshave të Bayernit, atyre të U17 dhe U19, mirëpo me paraqitjet e tij disa ditë ka stërvitur me ekipin e parë të drejtuar nga Vincent Kompnay, derisa sot ishte edhe pjesë e stolit, për ndeshjen ndaj Union Berlinit.

Në ndeshjen e luajtur për xhiron e 27-të në Bundesliga, Osmani e gjeti edhe debutimin me ekipin e parë të Bayernit.

Ai u inkuadrua në minutën e 87-të të ndeshjes, kur e zëvendësoi Leon Goretzkan.

Bayerni veçse e kishte kryer punën e fituesit në këtë përballje, pasi po fitonte 4-0 në ato momente.

Ashtu edhe u mbyll ndeshja, me Bayernin që mori tri pikë të rëndësishme në sigurimin e titullit për sezonin e dytë radhazi.

Michael Olise, Harry Kane dhe Serge Gnabry me dy gola, i dhuruan fitoren Bayernit, për të shkuar në kuotën e 70 pikëve në vendin e parë, 12 më shumë se Dortmundi në vendin e dytë, me një ndeshje më pak./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz