A e dini kush janë këta persona që u nisën drejt Prekazit të Adem Jasharit me flamuj Kuq e Zi? (FOTO)
dp

Lexo edheVajza e Astrit Deharit uron 28 Nëntorin (FOTO)

“Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar” për nder të datës historike “28 Nëntori” në mënyrë të organizuar sot kanë bërë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, transmeton Drenica Press.
Ata për portalin Drenica Press bën të ditur se ky front në shenjë nderimi dhe respekti për veprën sublime të familjes Jashari vendosëm që të bëjmë homazhe në mënyrë të organizuar.
Në emër të frontit FBKSH një fjalim rasti mbajti anëtar i këshillit Ferat Imeri dhe njëri ndër bashkëluftëtarët e Komandanit Legjendar Adem Jashari, Ali Jonuzi, i cili lartësoj veprën heroike të Adem Jasharit, ku përmendi betimin që ka bërë me Adem Jasharin se ideal i yni ishte vetëm Bashkimi Kombëtar i gjitha trojeve shqiptare.
Ndërkaq organizator i gjithë këtij aktiviteti ishte Gani Smakaj, i cili u përkujdes që anëtarët e këtij fronti të vijnë të gjithë të bashkuar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt./DRENICA PRESS/
https://youtu.be/BmHjLpTD0xU
Lexo edheVajza e Astrit Deharit uron 28 Nëntorin (FOTO)


