Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës “nuk ka nevojë për kryetar të ri, por ka nevojë për drejtim të ri”.
Sipas tij, “ata të cilët mendojnë që PDK-së duhet me i dhanë drejtim të ri duhet me folë me kolegët brenda partisë”.
Hoxhaj u shpreh se “drejtimin e ri nuk mundet me ja dhanë kerkush nëse kryetari del shpejt e shpejt e jo veç brenda kryeqytetit, por duhet me folë me çdo strukturë të PDK-së, me hap PDK-në…”, tha Hoxhaj tutje në Pressing në T7.
Ndër të tjera, Hoxhaj tha “mendoj që do rigjejmë focë për ta ripozicionuar PDK-në”.