E dhimbshme, burri që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri ishte punëtor, thotë policia
dp

Lexo edheNgjarja tragjike në Vushtrri – Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim

Personi që ra sot nga kati i një objekti në ndërtim e sipër kishte qenë punëtor, konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ai fillimisht ishte dërguar në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, por nuk arriti t’i mbijetonte lëndimeve që mori.
“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha Prekazi pak më herët për gazetën.

Lexo edheNgjarja tragjike në Vushtrri – Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Gjithashtu, ai tha se njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.