BallinaRegjionaleDrenasE dhimbëshme, Drenicë 1999: Kjo vajzë nuk besonte që Kosova u çlirua...

E dhimbëshme, Drenicë 1999: Kjo vajzë nuk besonte që Kosova u çlirua dhe NATO kishte hyrë (Video)

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Kosova edhe pak ditë shënon 19-vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.

Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjetra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përvec hirit të shtëpive.

Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.

Vajza e re e cila kishte humb babain dhe vëllaun në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO tashmë ka hyrë në Kosovë, shkruan Magazina.al

Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO tashmë ka hyrë në Kosovë.

Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë?

Vajza: Jo nuk është!

Gazetari: NATO është në Kosovë…

Vajza: Jo në vendin tim!

Gazetari: Shumë ushtarë, shumë ushtarë kanë hyrë në vend…

Vajza: Nuk po kuptoj?!

Gazetari: …shumë ushtarë janë në Prishtinë.

Vajza: Po, në Prishtinë, por jo në fshatin tim.

Gazetari: Kanë ardhur…

Vajza: Unë shpresoj kështu … por për mua jeta ka mbaruar, për babanë, vëllain tim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz