BallinaJetëKurioziteteE çuditshme! U arrestua për shkak se i vinte era çorapeve

E çuditshme! U arrestua për shkak se i vinte era çorapeve

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Policia indiane ka arrestuar një person era e çorapeve të të cilit ka shqetësuar pasagjerët e një autobusi të cilët kanë protestuar.

Personi në fjalë hoqi këpucët dhe çorapet në autobusin që shkonte nga shteti pranë Himalajave, Himachal Pradesh në Nju Delhi dhe i vendosi nën vete, thotë policia.

Pasagjerë të tjerë janë irrituar dhe i kanë kërkuar ti hidhte çorapet, por ai ka refuzuar duke u përballur fizikisht, aq sa detyroi shoferin e autobusit të ndalonte pranë një stacioni policor në distriktin e Una në Himachal Pradesh.

Shefi i policisë Sanjeev Gandhi tha për AFP se autobusi ndaloi disa herë për shkak të erës së tmerrshme para se të vinte në stacionin e policisë. “Ai u arrestua për prishje të qetësisë publike e më pas u lirua me kusht”, ka thënë Gandhi.

Ai shton se personi ka kërcënuar pasagjerët e tjerë dhe ka shkaktuar telashe edhe në stacionin e policisë.

Ai u largua me tjetër autobus një ditë më pas, teksa ngulmonte se çorapet e tij nuk vinin erë./ZERI/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz