E bujshme: Gjiganti i Premier Ligës interesohet për Edon Zhegrovën
Newcastle United ka vënë në shënjestër sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.
Sipas mediumit “Transferfeed”, klubi anglez po shqyrton mundësinë që futbollistin kosovar ta përfshijë në negociatat me Juventusin për transferimin e përhershëm të sulmuesit gjerman, Nick Woltemade, transmeton lajmi.net.
Juventusi është i interesuar ta mbajë Woltemaden në skuadër edhe pas përfundimit të huazimit nga Newcastle, ndërsa Zhegrova mund të bëhet pjesë e një marrëveshjeje mes dy klubeve.
27-vjeçari mund të largohet nga Torino që në afatin kalimtar të janarit. Drejtuesit e Juventusit raportohet se janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij, në rast se vjen një ofertë që i plotëson pritjet financiare të klubit.
Përveç Newcastle United, interesim për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës kanë shfaqur edhe Monaco dhe Al-Ittihad.

Lexo edheBrentfordi kalon në epërsi ndaj Manchester Unitedit në pjesën e parë, shënon Wilson
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje konkrete për të ardhmen e Zhegrovës.
Në dhjetë paraqitje gjatë këtij edicioni, futbollisti kosovar ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime./lajmi.net/






