E ardhmja në pikëpyetje, Julian Alvarez shfaqet me agjentin te Atletico Madridi
dp

Lexo edheKlubi i njohur i Premierligës e rikthen interesimin për Fisnik Asllanin

Sulmuesi argjentinas është parë sot duke mbërritur së bashku me agjentin e tij në qendrën stërvitore të skuadrës spanjolle.
Sipas raportimeve nga Spanja, bashkëlojtarët e tij kishin përfunduar stërvitjen që në orën 09:30 dhe ishin larguar nga qendra, ndërsa Alvarez mbërriti më vonë së bashku me përfaqësuesin e tij.
Kjo ka shtuar spekulimet se në ambientet e klubit mund të zhvillohen negociata të rëndësishme për të ardhmen e argjentinasit.

Lexo edheKlubi i njohur i Premierligës e rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Alvarez ka pasur interesim të madh nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Në mesin e skuadrave që kanë shfaqur interes është raportuar edhe Barcelona, ndërsa situata e tij është ndjekur nga afër edhe nga klube të tjera të elitës.