back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionale"E ardhmja e BE në dorë të drenicases", Blerta Hoti politikania më...

“E ardhmja e BE në dorë të drenicases”, Blerta Hoti politikania më e re në Suedi

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Dikur ishte një emigrante, ndërsa sot Blerta Hoti nga Kosova është pjesë e këshilltarëve në një nga komunat më të mëdha në Suedi. Madje mediat e kanë cilësuar si politikanen që ka në dorë të ardhmen e Evropës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shqiptarja shprehet mjaft e lumtur për emërimin e saj si këshilltare e një prej komunave më të rëndësishme të Suedisë.

”Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam emëruar si këshilltare. Ky është një mision i rëndësishëm dhe një mision që detyron: Unë, së bashku me partinë time në Gothenburg, do të përfaqësoj më shumë se 70 000 gothenburger që votuan për demokratët socialë. Po ashtu është detyrimi ynë i guximshëm për të luftuar ndarjen duke vendosur mirëqenien në radhë të parë. Për mua, Gotheborgu i fortë është një Goteborg që qëndron së bashku. Rritja ekonomike duhet të bëhet pjesë shumë e rëndësishme, kushtet duhet të jenë më të mira për zhvillimin e transportit publik”, shkruan Hoti në Facebook.

Një gjë është e qartë -thotë Hoti- Gothenburgut i duhet përsëri një regjim social demokratik. Prandaj, do të bëj çmos për t’u siguruar që ne të fitojmë zgjedhjet e vitit 2022.

Edhe ministri Behgjet Pacolli ka uruar Blerta Hotin për detyrën e re.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”

Pikërisht me rastin e zgjedhjes kryetare të Blerta Hotit, ka reaguar deputetja Ganimete Musliu që vjen poashtu nga Drenica, duke ia uruar postin e kryetares së komunës Göteborg, Blerta Hotit, përcjellë Drenica Press.

Ky është postimi i plotë i Ganimete Musliut

Të Fundit

Sport

ShowBiz