Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën në Gjilan, 65-vjeçarit i caktohet një muaj paraburgim
dp

Lexo edheZjarr në katin e 11-të të një pallati në Shkodër, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen dhjetëra apartamente

Ngjarja kishte ndodhur më 1 nëntor, ndërsa Policia kishte pranuar informacionin për dy trupa të pajetë në një shtëpi në këtë fshat rreth orës 08:47.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, ekipet mjekësore kishin konstatuar vdekjen e dy personave. Me vendim të prokurorit, trupat ishin dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I dyshuari, babai i viktimës 27-vjeçare, ishte arrestuar dhe ndaluar fillimisht për 48 orë.
Prokuroria ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes të dyshuarit dhe djalit të tij, ndërsa dyshimet janë se edhe foshnja ishte privuar nga jeta nga babai i saj, tashmë i ndjeri.

Lexo edheZjarr në katin e 11-të të një pallati në Shkodër, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen dhjetëra apartamente
Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ndër të tjera për shkak të rrezikut që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët.
Ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/