Dyshimet për dallavere me prona, lirohet Liridon Restelica
dp

Lexo edheAbdixhiku zyrtarizon kandidaturën për kryeministër, propozon Vjosa Osmani për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së

Ish-kryeshefi i ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, është liruar, pasi u arrestua nga aksioni i Prokurorisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Restelica dhe dy të tjerë, Fitim Sertolli dhe Ndriçim Sogojeva u arrestuan të enjten, nën dyshime për falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme lidhur me tjetërsimin e pronave.
Pas intervistimit, Restelica është liruar në procedurë të rregullt, raporton IndeksOnline.

Lexo edheAbdixhiku zyrtarizon kandidaturën për kryeministër, propozon Vjosa Osmani për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit të enjten kryen bastisje në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve dhe zyrat e Kadastrit në Komunën e Prishtinës.
Gjatë këtyre bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale që dëshmojnë stilin luksoz të jetesës dhe mjetet e përdorura për veprimtarinë e dyshuar: Veturë Audi Q7 (2017) – Vlera rreth 40,000 euro, veturë Skoda – vlera rreth 38,000 euro, orë dore Rolex si dhe pajisje teknologjike: 5 telefona, 4 USB, laptop dhe një HDD i jashtëm.