Dyshimet e para: 48-vjeçari në Pejë u lëndua duke punuar me makineri, nuk i mbijetoi plagëve
dp

Lexo edheBahtiri eskalon ndaj Osmanit: Po i përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit

Në fshatin Glaviqicë të Pejës, një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës. Viktima është një mashkull i lindur në vitin 1978 (48 vjeç).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës dhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë rastin.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi ka ndarë detajet në emisionin “Kosova Live” direkt nga vendi i ngjarjes the ka thënë se:
“Aktualisht jemi në fazën fillestare të hetimeve. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.”
Tutje Nikçi shtoj se “Sipas dyshimeve fillestare, viktima ishte duke punuar me makineri, konkretisht duke i lyer ato, kur ka pësuar lëndime të rënda. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.”

Lexo edheBahtiri eskalon ndaj Osmanit: Po i përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit
“Po grumbullojmë prova që do të shërbejnë për procedurat e mëtejme dhe eventualisht për inicimin e një rasti penal ndaj personave përgjegjës,” thuhet tutje nga Prokuroria.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe ende nuk janë përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.