BallinaRegjionaleDrenasDy shokë të pandarë, Viktimat e aksidentit në Komoran(FOTO)

Dy shokë të pandarë, Viktimat e aksidentit në Komoran(FOTO)

Të ngjajshme

Rummenigge: S’ka çmim që mund ta largojë Michael Olisen nga Bayern Munchen?!

Ish-drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge ka...

BE shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur ende përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa...

Mbi 600 mijë euro për sigurinë në KEK, nis vlerësimi i rreziqeve për qindra vende pune

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë për...

Të paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

14 persona humbën jetën pasi rrufet goditën disa pjesë...

Driton Bucolli dhe Fatbardh Nika janë dy të rijnët të cilët humbën jetën në aksidentin mbrëmë në Komoran.

Bucolli dhe Nika, tashmë të ndjerë, ishin dy shokë klasë të cilët kishin një miqësi të mirë njëri me tjetrin.

Ashtu edhe miqësia e tyre i bërë bashkë në aksidentin që u mori jetën në moshën 21 vjeçare.

Driton Bucolli vjen nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit dhe ka kryer shkollën e mesme teknik “Fehmi Lladrovci”. Ndërsa, Fatbardh Nika, është nga fshati Gllanasellë, komuna e Drenasi, i cili ka qenë në klasë me Driton Bucollin.

Të dy ishin bashkë në  veturë kur u aksidentuar.

Miqtë menjëherë kanë shprehur  dhimbjen e tyre për shokët e humbur.

“Vdekja juaj na tronditi  Ju kam pas vellazni shok i gjithqka ishe per mu besnikë dhe shumë i afër dhe te dashur për të gjithë. Këto shkrime që po i shkruaj për ju te dashuri Fatbardh dhe Driton po i shkruaj me lotë në sy” ka shkruar njëri nga shokët e tyre në facebook.

“U rritem bashk asnjeher su ndam do te kujtoj me mall pergjithmon shoki jem i jetes ishalla ne xhenet” ishte një tjetër shkrim i dedikuar Fatbardh Nikës që ndrroi jetë mbrëmë.

“Vdekja jote na tronditi Fatbardh  Te kam pas vella shok kusheri gjithqka ishe per mu besnikë dhe shumë i afër e i dashur për të gjithë. Këto shkrime që po i shkruaj për ty i dashuri Fatbardh,po i shkruaj me lotë në sy” kishte shkruar tjetri, transmeton Indeksonline.

Siç tregon policia, aksidenti i parë që mori dy jetë, ishte vetëshkaktuar. Vdekja e të dy meshkujve ishte konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, aksidentet e mbrëmshme ndodhën nën mbretërimin e motit me shi dhe mospërshtatjes së shpejtësisë, ndërkohë që të dyja rastet po hetohen nga Policia./Indeksonline/

 

Foto: Driton Bucolli
Foto: Fatbardh Nika
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz