BallinaSportDy rekordet e mëdha që mund t’i thyej Muriqi këtë sezon me...

Dy rekordet e mëdha që mund t’i thyej Muriqi këtë sezon me Majorken

Të ngjajshme

Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës.

Sulmuesi kosovar, deri më tani ka shënuar 19 gola me skuadrën e Majorkës, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga, shkruan IndeksOnline.

”Pirati” të dielen mund të futet në historin e klubit, si golashenuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke thyer rekordin e Samuel Eto’o, i cili ka 54 gola, një më shumë se Muriqi.

Deri në përfundim të sezonit, Mallorca do të luaj edhe tetë ndeshje, derisa Muriqi synon edhe një rekord tjetër.

Ai do të tentoj të thyej rekordin e futbollistit Dani Güiza, i cili në sezonin 2007/08, shënoi 27 gola me Majorkën, duke fituar çmimin e golashenuesit më të mirë.

Pra Muriqi deri në fund të sezonit do të duehet të shënoj së paku nëntë gola, për të thyer edhe këtë rekord./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz