Dy persona në Shëngjin futen në det për tu larë, i riu nga Kosova nuk del i gjallë
BILLI
Lexo edheKjo është dita kur Isa Mustafa do t’ia dorëzojë detyrën Haradinajt
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shëngjin.
Një person, banues në Kosovë, është futur në det me shokun e tij për tu larë, por ky i fundit nuk ka dalë më.
Mësohet se ata janë futur për tu larë në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “.
Lexo edheKjo është dita kur Isa Mustafa do t’ia dorëzojë detyrën Haradinajt
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/