Dy persona i zë dheu duke punuar në Skenderaj, njëri ndërron jetë
BILLI

Lexo edheQytetarët fillojnë festën e fitores, Mitrovica “ndizet” në gjysmë të natës

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skenderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar.
Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Lexo edheQytetarët fillojnë festën e fitores, Mitrovica “ndizet” në gjysmë të natës
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.