back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaSportDy muaj më parë luante në Rrogozhinë, Rio futet në historinë e...

Dy muaj më parë luante në Rrogozhinë, Rio futet në historinë e Liverpoolit

Të ngjajshme

Zëvendësministri Durmishi publikon pamje nga ura e re mbi Ibër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ndarë sot pamje...

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC...

Dy muaj më parë luante në Rrogozhinë, Rio futet në historinë e Liverpoolit

16-vjeçari Rio Ngumoha i dha fitoren dje Liverpoolit në...

Dhuna familjare, Gjermania synon t’i mbrojë viktimat me pranga elektronike

Ministria Gjermane e Drejtësisë synon të mbrojë më mirë...

16-vjeçari Rio Ngumoha i dha fitoren dje Liverpoolit në udhëtim kundër Newcastle (2-3). Adoleshenti u hodh në fushë në minutën e 90+6 dhe pas vetëm katër minutave ia doli të shënonte golin e fitores.

Interesant është fakti se disa muaj më parë ai ishte pjesë e Kombëtares U-17 të Anglisë në Euro 2025 për 17-vjeçarët, që u zhvillua në vendin tonë, me një nga ndeshjet që u luajt edhe në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës.

Rio Ngumoha u fut në histori më 25 gusht, duke u bërë golashënuesi më i ri i të gjitha kohëve te Liverpooli. Vetëm 16 vjeç e 361 ditë, Ngumoha do e festojë ditëlindjen e 17-të, më 29 gusht me një rekord.

Sulmuesi anësor theu rekordin e mëparshëm të Ben Woodburn prej 17 vjetësh e 45 ditësh, të vendosur kundër Leeds Unitedit në nëntor 2016. Ngumoha iu bashkua Liverpoolit shtatorin e kaluar dhe shpejt la gjurmë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që ka bërë paraqitje në historinë e klubit në fillim të këtij viti. Ai gjithashtu vendosi rekordin për debutuesin më të ri të Liverpoolit në Kupën FA, pasi luajti si titullar kundër Accringtonit në “Anfield”.

Golashënuesit më të rinj të Liverpoolit:

1.Rio Ngumoha – 16 vjeç, 361 ditë

2.Ben Woodburn – 17 vjeç e 45 ditë

3.Kaide Gordon – 17 vjeç, 96 ditë

4.Michael Owen – 17 vjeç, 143 ditë

5.Jordan Rossiter – 17 vjeç, 183 ditë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz