Grupi i tifozëve “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të futbollistit Leon Avdullahu që të përfaqësojë Kosovën, duke refuzuar Zvicrën.
Në një postim të tyre, ata kanë shprehur krenarinë dhe gëzimin e madh për zgjedhjen e mesfushorit të talentuar, duke e quajtur këtë vendim një akt dashurie për atdheun, raporton IndeksOnline.
“Zgjodhe vendin tënd, atdheun tënd, gjakun tënd, folenë e zemrës tënde, kombëtaren tënde të vërtetë dhe zgjodhe t’i përfaqësosh njerëzit e shtetit tënd, ata që nuk do të braktisin kurrë e që do të mbrojnë e përkrahin kaherë. Zgjodhe tokën dardane të larë e mbrojtur me gjak. Na gëzove këtë mbrëmje një popull të tërë. Kosova të pret krahëhapur dhe me dashuri në “Fadil Vokrri”, Leon!”, shkruan në postimin e ‘Dardanëve’. /IndeksOnline/