Dy motrat ikin nga shtëpia, nëna kërkon ndihmë për t’i gjetur
BILLI

Lexo edhePo na mbyt kanceri, zbulohet fabrika ku prodhoheshin ushqime me vaj makine (PAMJE)

Dy adoleshente nga qyteti i Durrësit janë larguar nga shtëpia e tyre ndërsa nëna kërkon ndihmën e policisë.
Dy motrat 16 dhe 19 vjeçe kanë dalë nga banesa 9 ditë më parë dhe që atëherë nuk janë kthyer më.
Nëna e tyre e dëshpëruar ka denoncuar dje zhdukjen e vajzave në Polici, ndërsa kjo e fundit thotë se po punon për gjetjen e tyre.

Lexo edhePo na mbyt kanceri, zbulohet fabrika ku prodhoheshin ushqime me vaj makine (PAMJE)
45-vjeçarja me inicialet M.P ka dhënë dëshminë e saj pasi ka parë që vajzat nuk po i ktheheshin në shtëpi.
Në njoftimin e policisë thuhet se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.