BallinaLajmeDy deputetë të LDK-së ndërrojnë mendje, e votojnë Demarkacionin? (VIDEO)

Dy deputetë të LDK-së ndërrojnë mendje, e votojnë Demarkacionin? (VIDEO)

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Çështja e Demarkacionit çdo ditë e më shumë po nxit debate mes deputetëve të pozitës që kjo marrëveshje të kalohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Dy deputetë që kishin dalë kundër kësaj marrëveshje, sot edhe zyrtarisht kanë pranuar këtë version, e cila kontestohet se Kosova nuk humb territor.

Në një intervistë dhënë për Tribuna Channel, i pari i Qeverisë Isa Mustafa, kishte paralajmëruar se ata deputetë që nuk e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të jenë nën umbrellen e LDK-së.

“Deputetët e LDK-së Adem Salihaj dhe Anton Quni do të jenë deputetë që do ta votojnë këtë version”, ka thënë shkurt një burim për Tribuna Channel. Ai nuk ka dashur të japë detaje nëse kjo marrëveshje ka të bëjë me ndonjë post të lartë apo vetëm ndërrim mendje për deputetët e përmendur.

Ndryshe, kryeministri Mustafa kishte “kërcënuar” deputetët e tij se nëse nuk votohet demarkimi i kufirit me Malin e Zi vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se nuk do të garojnë me LDK-në.

Demarkacioni pritet të vijë në Kuvend brenda javës së parë të muajit mars.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz