Dy aksidente të njëpasnjëshme: Vozitësja shkel një fëmijë, pastaj edhe dy vajza të reja në Prishtinë (Foto)
01

Lexo edheHaradinaj: Rasti Dehari krijon pasiguri edhe për të paraburgosurit tjerë

Në disa fotografi të ardhura në adresë të Telegrafit shihen të dëmtuara disa shtylla mbrojtëse të vendosura në trotuar.
Dëmtimi i këtyre shtyllave mbrojtëse, sipas lexuesit që ka dërguar fotografitë është bërë nga një veturë me targa provuese, në rrugën “Haxhi Zeka”, Prishtinë.
Por kjo nuk është e tëra që ka bërë vozitësja në fjalë.
Gjithmonë sipas lexuesit, në këtë rast, vozitësi, që thotë të jetë një femër, e ka shkelur edhe një fëmijë.

Lexo edheHaradinaj: Rasti Dehari krijon pasiguri edhe për të paraburgosurit tjerë
Gjithashtu shton lexuesi, në një rast tjetër, po gjatë ditës së sotme, në rrugën “Nazim Gafurri”, ajo me veturën e saj ka shkelur edhe dy vajza të reja. /Telegrafi/

